VLEN 7️⃣ prezanton programin për Gostivarin: Bashkim Hasani takon qytetarët dhe shpërndan fletushkat

Kandidati i koalicionit VLEN për Gostivarin, Bashkim Hasani, ka zhvilluar një aktivitet në terren ku është takuar me qytetarët e qytetit, duke prezantuar programin e tij dhe arsyet për të votuar VLEN 7️⃣.

Gjatë takimit, Hasani dhe ekipi i tij shpërndanë fletushkat informuese, të cilat përmbledhin 7 arsyet pse “Një zë për Gostivarin” është zgjedhja e duhur për të ardhmen e qytetit.

“Qytetarët po i mirëpresin idetë tona dhe po angazhohen për një vizion të ri për Gostivarin. VLEN 7️⃣ është zëri që synon zhvillim të qëndrueshëm dhe përfaqësim të denjë për të gjithë qytetarët,” deklaroi Hasani.

Ky aktivitet është pjesë e fushatës aktive të koalicionit VLEN në terren, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe informimin e tyre mbi programin zgjedhor.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com