Saturday, May 18, 2024
spot_img

VLEN: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut

Ali Ahmeti po tregon tendencat e tij. Ai dëshiron që ta suspendojë zgjedhjen demokratike të qytetarit. Në vend që populli shqiptar të vendosë se kush do të jetë pjesë e Qeverisë, ai vlerëson që Qeveria është diçka që i takon atij personalisht ta vendosë. Parodia e sodit e Ali Ahmetit është autogol për BDI-në. 

Në radhë të parë, në mënyrë të pavetëdijshme ata po pranojnë se me siguri i humbasin zgjedhjet më 24 prill dhe 8 maj. Kjo është arsyeja pse ata janë shumë të frikësuar. Po vjen koha e përgjegjësisë për çdo skandal korrupsioni dhe dëmtim të buxhetit të kryer nga zyrtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë. 

Së dyti, ata po përpiqen të dërgojnë mesazhin se janë gati të luajnë si fëmijë të lazdruar dhe të imagjinojnë institucione fiktive meqenëse nuk janë pjesë e Qeverisë së ardhshme. 

Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që të mos lejoni Ali Ahmetin dhe BDI-në t’ju shesin koncepte bajate. Askund nuk i shiten trikat se nëse nuk janë në pushtet, shqiptarët nuk do të kenë përfaqësuesit e tyre në qeveri. Ata ka kohë që nuk i interesojnë shqiptarët, por vetëm për xhepat dhe interesat e tyre personale. 

Më 8 maj, Ali Ahmeti dhe BDI do të humbasin privilegjet dhe mundësinë për të ndikuar në vendimet e organeve të drejtësisë. Ky fakt i tillë krijon përmbytje për ta dhe i bën ata të mbjellin frikë. Këtë herë nuk duhet t’i kalojë. 

Koalicioni VLEN ju fton që në 24 Prill të dilni masivisht në zgjedhje dhe së bashku t’i dërgojmë në opozitë këto marrëzi politike që duan të mbajnë peng të ardhmen e popullit shqiptar!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT