VLEN: Daut Memishi sjell atmosferën festive të Nëntorit në Tearcë

Nëntori merr kuptim me VLEN-in. Pas një 22 Nëntori të shënuar në mënyrë madhështore, në nder të historisë dhe identitetit tonë kombëtar, atmosfera festive po vazhdon në Komunën e Tearcës nën udhëheqjen e kryetarit Daut Memishi.
Në Tearcë, Klubi i Shahut “Vllazërimi” organizoi turneun komunal në shah, një aktivitet që bashkoi të rinjtë dhe dashamirësit e sportit, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe bashkëpunuese në mesin e komunitetit.
Festimet e Nëntorit vazhduan me një program kulturor të ngrohtë e festiv, nën tingujt e violinistit Shkëlzen Pajaziti, kitaristit Jetmir Mehmeti dhe këngëtarit Bajramali Idrizi, duke nderuar me dinjitet datat tona historike.
Këto aktivitete dëshmojnë se kuadrot e VLEN-it nëpër komuna po fuqizojnë rininë, po promovojnë sportin dhe kulturën, dhe po i japin Nëntorit kuptimin e tij të vërtetë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT