Sot, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me forumin rinor, forumin e gruas, kandidatët për këshilltarë dhe anëtarët e shtabit të VLEN-it, zhvilluan një marshim simbolik nga qendra e qytetit deri te Tregu i Gjelbërt.
Marshimi pasqyroi rrugën e nisur nga ekipi i VLEN për zhvillim dhe dinjitet qytetar, duke treguar angazhimin për një qeverisje që dëgjon nevojat e qytetarëve dhe nuk i nënshtrohet interesave të ngushta partiake.
Gjatë marshimit, qytetarët i pritën me fjalë të ngrohta dhe përqafime, duke dhënë një mesazh të qartë: Tetova dëshiron të vazhdojë rrugën e zhvillimit pa kthim pas.
“Me besimin e qytetarëve, ne do ta çojmë këtë mision deri në fund. Tetova do të jetë shembull i një qeverisjeje që punon për njerëzit,” theksoi Kasami.