Wednesday, April 17, 2024
spot_img

VLEN: Duke e parë humbjen, Ali Ahmeti kërkon shpëtim nga persona të listës së zezë amerikane

Tashmë, kur është bërë evidente se orteku i fitores së koalicionit VLEN është i pandalshëm, gati çdo ditë shohim tragji-komedi të tipit “zgjerimi i Frontit Europian”, në të cilat producenti i tyre, Ali Ahmeti, mundohet të lidhë vjegëza që mund t’ia zbusin humbjen, ndërkohë që duke dalë qesharak, bëhet figura tragjike e këtyre zgjedhjeve.

Fakti që Ahmeti ka filluar të luajë me kartën e vitit 2001 është dëshmi se BDI-ja është e vetëdijshme se po humb. Ai po e vret lavdinë e vjetër me mesazhe emocionale vetëm për të marrë ndonjë votë. E derisa flet temën e qiraxhinjve, na duhet t’ia kujtojmë se vetëm për një javë, nga frika e disfatës, ai u bë qiraxhi i Zejdit të partisë që as vetë nuk ia di emrin, të Arianit Hoxhës, që nuk di as shkurtesën e partisë, Menduh Thaçit si “probatim i Mijallkovit”, Kurto Dudushit si shpëtimtar në Shutkë dhe, së fundi, pritet të gjunjëzohet përpara Ziadin Selës, me të cilin dikur akuzoheshin se kush kë e ka vrarë dhe tradhtuar në besë. Thjesht, Ali Ahmeti u bë qiramarrës i partive.

Megjithatë, ajo që po del sheshazi është se BDI-ja përfundimisht po e rrëzon mitin se është partner ekskluziv i administratës amerikane. Kështu, Menduh Thaçi, Duka i VMRO-së, besnik “deri në vdekje” i Sasho Mijalkovit dhe personi në listën e zezë prej shumë vitesh në SHBA, prej dje është “fytyra e re” e Frontit Evropian të Ali Ahmetit. A ka fund që BDI-ja nuk do ta prekë? Nuk ka ironi më të madhe që ky ekip të deklarojë se po lufton për vlerat europiane dhe kundër interesave ruse në Ballkan, ndërkohë që brenda tij janë tubuar njerëz që nuk kanë të drejtë as të kalojnë përpara Ambasadës Amerikane në Shkup.

Sidoqoftë, ne i falënderojmë që po bëhen bashkë, sepse kështu me një goditje do t’i pensionojmë politikisht të gjithë bashkë, ndërsa pas 8 majit disa mund bëhen dhe fqinjë të Kurto Dudushit në Shutkë.

Më 24 prill dhe 8 maj do të marrin një dënim politik që do t’i kthejë në realitet.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT