Monday, May 20, 2024
spot_img

VLEN: Freedom House e dëshmoi se pushteti i korruptuar i BDI-së po e çon vendin në humnerë

Raporti i fundit i Freedom House konstaton regres dhe rënie të theksuar të Maqedonisë së Veriut në parametrat e demokracisë. Maqedonia e Veriut vlerësohet si regjim hibrid ose tranzicional.

Ajo që ne e themi gjatë gjithë kohës, ka marrë edhe njëherë një vërtetim ndërkombëtar.

Për aq kohë sa BDI-ja është në pushtet, vendi do të shkojë prapa dhe krizat do të thellohen. Me BDI-në e korruptuar nuk ka zhvillim, nuk ka reforma të mirëfillta dhe nuk ka integrim. Aferat korruptive të BDI-së, duke filluar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe familjarët e tij “biznesmenë” në krye të Soravisë, e deri te ministrat dhe drejtorët në pushtetin mbi 20-vjeçar të BDI-së.

Vetëm në vitin e fundit, ky pushtet u përfshi në dhjetëra skandale, të cilat po regjistrohen nga organizatat relevante ndërkombëtare. Kodi i ri Penal, me të cilin praktikisht u amnistua Nikolla Gruevski, presioni ndaj gjykatës, skandali i onkologjisë dhe të tjera që përmenden në raportin e Freedom House, janë dëshmi që pushteti i korruptuar po e çon prapa demokracinë.

Kjo mbrapshtësi e BDI-së do të përfundojë më 8 maj. Shqiptarët e kanë vendosur se vendit i duhet ndryshim. Ata e dijnë se ndryshimi dhe progresi vijnë me fitoren e koalicionit VLEN.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT