VLEN: Gostivari më 19 tetor do të flasë me NJË ZË

Në një atmosferë madhështore dhe përplot energji, VLEN mbajti sonte tubimin qendror në qytetin e Gostivarit, ku qindra qytetarë u mblodhën për të shprehur mbështetjen e fuqishme për kandidatin për kryetar komune, Sabedin Dautin.
Tubimi dëshmoi se Gostivari ka vendosur për një drejtim të ri, pas tetë viteve të një qeverisjeje lokale të dështuar, të zhytur në borxhe, mungesë transparence dhe pa vizion zhvillimor. Atmosfera e zjarrtë, brohoritjet dhe flamujt në duart e qytetarëve ishin shenjë e qartë se ndryshimi tashmë ka filluar.
Programi i VLEN-it për Gostivarin sjell infrastrukturë moderne, transport të qëndrueshëm, ujësjellës dhe kanalizim funksional, me qëllim që çdo shtëpi të ketë kushte të denja për jetesë. Po ashtu, theksi vendoset në arsim cilësor, rini aktive dhe mjedis të pastër e të gjelbër, ku Gostivari do të jetë shembull i një qyteti që merr frymë lirshëm.
Tubimi i sontëm konfirmoi fuqinë e lëvizjes qytetare që po bashkon Gostivarin nën një ideal të vetëm, ndryshimin e vërtetë me Sebaudin Dautin.
Më 19 tetor, Gostivari do të flasë me NJË ZË, zërin e guximit, të shpresës dhe të së ardhmes që fillon me VLEN.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT