VLEN hap shtabin e fitores në Cvetovë: “Energjia e ndryshimit po vjen në Studeniçan”

Koalicioni VLEN po vazhdon me ritëm fitues fushatën zgjedhore në Komunën e Studeniçanit, ku sonte u bë hapja solemne e shtabit të fitores në fshatin Cvetovë.

Në një atmosferë entuziaste me pjesëmarrje të qytetarëve, të rinjve dhe aktivistëve, kandidati i VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, tha se ky shtab do të shërbejë si “zemra e energjisë dhe ideve të reja për ndryshimin që po e kërkon Studeniçani.”

“Ky shtab është hapësira ku do të mblidhen idetë, puna dhe përkushtimi për zhvillim. Këtu do të frymëzohet rinia, do të dëgjohen familjet dhe do të ndërtohet e ardhmja e ndershme që e meritojnë qytetarët tanë,” – theksoi Bislimi.

Ai rikujtoi se VLEN ka dëshmuar me punë se ndryshimi nuk është vetëm premtim, por proces i filluar, duke përmendur përmirësimet në infrastrukturë, ujin e pijshëm dhe ekonominë lokale.

“Cvetova është gati për hapin e madh drejt ndryshimit. Me bashkim, vizion dhe guxim – fitorja më 19 tetor do të jetë e qytetarëve të Studeniçanit,” – shtoi kandidati i VLEN-it.

Shtabi i ri u inaugurua mes duartrokitjeve dhe thirrjeve për fitore, duke simbolizuar vendosmërinë e Cvetovës për t’u bërë pjesë e fitores së madhe të VLEN-it.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT