Koalicioni VLEN ka bërë të ditur se më 11 shtator 2025, në ora 20:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së shtabit qendror në Studeniçan.
Ky aktivitet vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt fitores së përbashkët dhe një mundësi për të bashkuar forcat për një të ardhme më të mirë për banorët e Komunës së Studeniçanit.
Nga VLEN u bë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e këtij manifestimi politik:
“Së bashku ia dalim – sepse ja VLEN për Karshiakën!”

