VLEN: Integrimi mbi merita, mesazh i përbashkët nga Murtezani dhe Rozenkranc!

Në atmosferë miqësie dhe bashkëpunimi, sot në Shkup u zhvillua takimi mes ministrit për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, dhe homologes së tij suedeze, ministres për Çështje Evropiane, znj. Jesika Rozenkranc.
Diskutimet u fokusuan në procesin e integrimit evropian, reformat që shtyjnë përpara këtë rrugëtim dhe mënyrën se si Maqedonia e Veriut i përmbush detyrimet e saj nga kriteret e Kopenhagës. Të dy palët konfirmuan qëndrimin e përbashkët se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të mbetet i bazuar në merita dhe në qasje të drejtë, si garanci për besimin në Union dhe për stabilitetin evropian.
VLEN vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, e cila përmes ASNNZH-së dhe programeve shumëvjeçare ka kontribuar në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit, barazisë gjinore, politikave të gjelbra dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT