VLEN: Krenar me kuadrot tona që përfaqësojnë vendin në forume ndërkombëtare

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri po merr pjesë në Forumin ndërkombëtar “Rruga e mëndafshit” që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kjo ngjarje e rëndësishme, njëherësh bashkon përfaqësues nga shumë vende ku diskutohet bashkëpunimi rajonal, lidhjet infrastrukturore dhe zhvillim i qëndrueshëm i transportit, ku merr pjesë edhe kuadër nga VLEN, siç është zv/ministrja Zekolli Shaqiri.

VLEN me figura si Zekolli ndjehet krenare që përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë forum ndërkombëtar dhe të ndaj përvojat tona në ndërtimin e një rrjeti transporti modern e të ndërlidhur me rajonin.

“Falënderim të veçantë për kryeministrin e Gjeorgjisë, z.Irakli Kobakhidze dhe ministren e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, znj. Mariam Kvrivishvili, për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyer të këtij forumi”, ka shkruar zv/ministrja Zekolli Shaqiri.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com