VLEN: Kumanova me Një Zë për Arben Etemin!

Në një atmosferë madhështore u mbajt tubimi i radhës i koalicionit VLEN në Kumanovë, ku u dërgua mesazhi i qartë se më 19 tetor qytetarët do të votojnë për qeverisje dhe përfaqësim të denjë.
Kumanova ka vuajtur shumë nga njerëzit që kanë marrë votën e kumanovarëve, por kanë mbetur të papërfaqësuar dhe të shkëputur nga hallet e përditshme të tyre. Prandaj, është koha që kjo të ndryshojë.
VLEN po sjell njerëzit e punës, që çdo ditë janë pranë qytetarëve dhe e njohin dhimbjen e tyre.
Kumanova meriton duar të pastra dhe njerëz që e duan me shpirt këtë vend.
Ky është momenti që zëri i kumanovarëve të dëgjohet më fort se kurrë.
Me kandidatin për kryetar komune Arben Etemi dhe bartësin e listës së këshilltarëve Skënder Osmani, Kumanova po bashkohet me një zë për të ardhmen që e meriton.
Më 19 tetor, Kumanova do të flasë me Një Zë për Arben Etemi dhe bartësin e listës Skënder Osmani.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT