VLEN në Haraçinë: Qytetarët njëzëri për ndryshim

Haraçinë – Sonte, qytetarët e Haraçinës pritën përfaqësuesit e koalicionit VLEN në një tubim ku u theksua rëndësia e ndryshimit dhe rikthimit të dinjitetit për komunitetin shqiptar.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e komunitetit, përfshirë ujin e pijshëm, kanalizimin, përmirësimin e rrugëve, shëndetësinë, arsimin dhe mundësitë për rininë, duke treguar një angazhim konkret për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të cilësisë së jetës në çdo lagje.

Përfaqësuesit e VLEN nënvizuan se Haraçina nuk do të jetë më simbol i neglizhencës, por shembull i një komune që ecën përpara me vizion dhe punë konkrete. Koalicioni bëri thirrje që më 19 tetor qytetarët të japin mbështetjen e tyre për numrin 7, duke e bërë realitet ndryshimin që VLEN premton për të gjithë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT