Wednesday, May 29, 2024
spot_img

VLEN: Parregullsi edhe në Komunën e Bogovinës

Koalicioni VLEN ka denoncuar parregullsi edhe në Komunën e Bogovinës. Sipas tyre, në orën 15:45 është sulmuar verbalist Shefi i Shtabit Komunalë-Bogovinë, Nedim Izairi nga ana e kryetarit të Bogovinës, Besnik Emshiu.

 

“Arsye e këtij sulmi verbal, që për pak do kalonte edhe në sulm fizik është se Kryetari i Komunës në mënyrë jo ligjore ka qëndruar gjatë gjithë kohës në korridorin dhe oborrin e shkollës ku votohet me qëllim të ushtrimit të presionit nga votuesve. Ku nga ana e atyre që duhet të ndërmarrin masa për garantim të lirisë së votimit nuk është kërkuar në asnjë moment që i njejti të largohet nga aty. Shefi i shtabit Nedim Izairi duke shkuar të votoj e ka parë aty dhe ka pyetur policinë a mundet kryetari i Komunës të qëndroj gjatë gjithë kohës në korridor dhe oborr të shkollës ku votohet duke ushtruar presion tek njerëzit”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT