VLEN prezanton projektet për Studeniçanin: Bislimi diskuton me Afrim Gashin për shkolla, çerdhe dhe infrastrukturë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ku u diskutua rreth aktiviteteve të Kuvendit dhe rrjedhës së fushatës zgjedhore.

Gjatë takimit, Bislimi paraqiti pjesë nga programi i VLEN-it për komunën, duke theksuar kërkesat për ndërtimin e dy çerdheve të reja dhe një shkolle në pjesën tjetër të Studeniçanit. Ai shtoi se projekti përfshin gjithashtu investime në shkollat e vendbanimeve të tjera, infrastrukturën rrugore, ujë të pijshëm, përkrahje për rininë dhe sportin, pensionistët, ekologjinë, transportin publik dhe çështje të tjera të rëndësishme për banorët.

“Këto projekte synojnë të përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe të sigurojnë një të ardhme të sigurt dhe të zhvilluar për fëmijët tanë. Nga zoti Gashi mora përkrahje maksimale për të gjitha këto ide dhe projekte,” tha Bislimi.

Ai bëri thirrje që më 19 tetor, qytetarët të votojnë për VLEN dhe numrin 7️⃣, duke siguruar një përfaqësim të fuqishëm dhe zhvillim të qëndrueshëm për Studeniçanin.

“Një zë për Studeniçanin! VLEN! Rretho numrin 7!” përfundoi Bislimi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT