Saturday, May 18, 2024
spot_img

VLEN: Shqiptarët nuk harrojnë gjynahet e pacientit Bujar Osmani

VLEN: Shqiptarët nuk harrojnë gjynahet e pacientit Bujar Osmani

Të nderuar qytetarë, të nderuara media,

Sot do të rikthehemi në vitin 2016, kur funkciononte Prokuroria Speciale si inciativë nga faktori ndërkombëtar për zbardhjen e rasteve korruptive në RMV.

Në atë kohë, ajo që ra në sy ishte se shqiptari i parë dhe i vetëm i akuzuar, edhe atë në lëndën e quajtur PACIENT, ishte pikërisht zëdhënësi i BDI-së, sot kandidat për President, Bujar Osmani.

Por, çfarë në të vërtetë përmbante lënda PACIENT, për çka akuzoheshte Bujar Osmani?

Këtë do ta shpalosim sot, për herë të parë, detajisht. 

Në hetim ekzistonte dyshimi i bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare Ministër i Shëndetësisë si dhe autorizim të zyrtarëve dhe personave përgjegjës në procedurat e tenderimit për kryerjen e punimeve ndërtimore, ku kishte dyshime se është favorizuar kompania bullgare GBS Bllagoevgrad edhe përskaj faktit që ka pasur oferta më të lira nga kompani tjera, në disa objekte shëndetësore në vend, mes cilave edhe Spitalit Gjinekologjik Nënë Tereza në Çair. Vlera e tenderit ka qenë mbi 2 milion euro.

Të nderuar qytetarë, ne jemi mbledhur sot, pikërisht para Spitalit Gjinekologjik Nënë Tereza në Çair, për të përçuar porosi se nuk harrojmë!

Jemi mbledhur këtu gra, nëna, motra, vajza për të zbardh këtë skandal, që pikërisht kandidati i sotshëm për President ka qenë i akuzuar për keqpërdorime finansiare edhe në këtë objekt, i cili është i shenjtë për ne, e që për çdo ditë lindin bijat tona, motrat tona, shoqet tona. 

Merreni me mend deri ku shkon lakmia e këtyrë personave për para, të keqpërdorin miliona euro nga vendi ku lindin të gjitha nënat nga Shkupi e më gjërë!

Publikisht pyesim, a meritojnë shqiptarët një kandidat të këtillë për President? Pyesim publikisht, nëse nuk e kanë hallin e qytetarëve, a mendojnë këto politikanë se ky spital mund të shfrytëzohet edhe nga të afërmit e tyre?

Qytetarët nuk do tia harrojnë asnjëherë Bujar Osmanit Pacientin. Ndoshta gjykatat e partizuara nga Artan Grubi edhe e kanë futur në ndonjë qosh këtë lëndë, por koha për përgjegjësi për atë që e kanë bërë po vjen, dhe për ato që e kanë fshehur lëndën gjithashtu.

Merreni me mend, këto miliona të përfolura kanë mundur të jenë krevate për nënat, pajisje për gjinekologët, punsime për motrat, kushte më të mira për foshnjet. Këto para të keqpërdorura kanë mundur të jenë mjete buxhetore për tu dhënë vendime atyre mbi 1700 të punësuarve në shëndetësi që janë me kontratë në vepër, e që assesi nuk po marrin vendime të përhershme.

Koha e dhënies llogari po vjen ndërsa qytetarët do e dënojnë këtë qeverisje kriminogjene!

NDRYSHIMI VLEN!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT