Karvani zgjedhor i koalicionit VLEN ka zbarkuar sonte në Vrapçisht, ku u mbajt një tubim madhështor në përkrahje të kandidatit për kryetar komune, Memet Seferi, dhe bartësit të listës për këshilltarë, Erxhan Ajeti.
Në një atmosferë të mbushur me energji, entuziazëm dhe besim, qytetarët e Vrapçishtit u bashkuan për të dërguar një mesazh të qartë:
“Mjaft më me padrejtësinë, korrupsionin dhe heshtjen!”
Në fjalën e tij, Arben Fetai theksoi se Vrapçishti është bërë shembull i forcës dhe unitetit kur flet me një zë.
“Pas tetë vitesh pritjeje, ndryshimi po vjen – me njerëz që punojnë me nder, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve,” u shpreh Fetai.
Tubimi përfundoi me mesazhin simbolik të bashkimit:
“VLEN me NJË ZË për Mehmetin!”