VLEN: Vota për AKI-në është votë për Levicën

Nga koalicioni VLEN akuzojnë Aleancën Kombëtare për Integrim se po bashkëpunon me partinë Levica.

“Tetova, Dibra, Struga dhe çdo komunë shqiptare duhet ta dine, më 2 nëntor, vota për AKI është votë për Levicën, për antishqiptarizmin dhe për turpin politik. Ndërsa VLEN, me kandidatin e saj Bilall Kasami në Tetovë, Fisnik Mela në Dibër dhe gjithë ekipin e saj, përfaqëson dinjitetin, zhvillimin dhe të ardhmen”, thonë nga VLEN.

Sipas këtij koalicioni, ka dëshmi për këtë bashkëpunim.

“Në Tetovë po ndodh skandali më i rëndë politik i këtyre zgjedhjeve. Fotografia që po qarkullon në media, ku shihet përfaqësuesi i shtabit të AKI-së në Tetovë, Ardi Ismaili, në takim me kandidaten e Levica-s Katka Bozhinovska, është dëshmia më e qartë se ky koalicion është gati të shesë çdo vlerë kombëtare vetëm që të fitojë pushtet”, shtojnë nga VLEN.

Nga VLEN thonë se nuk duhet harruar që Levica është parti që, sipas VLEN, “ka fyer shqiptarët publikisht, është deklaruar kundër Kosovës së pavarur, kundërshton anëtarësimin në NATO, ka kërkuar mbylljen e xhamive dhe kufizimin e të drejtave të shqiptarëve.”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com