VLERA E RE NË VLEN: Ylli dhe Laureta Mulladauti bashkohen me ekipin e Fisnik Melës

Në prag të fushatës për zgjedhjet komunale, kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, ka njoftuar aderimin e dy emrave të rinj në ekipin e tij: Ylli dhe Laureta Mulladauti.

Sipas Mela, këto aderime përbëjnë një vlerë të shtuar për ekipin, duke fuqizuar prurjet njerëzore dhe përvojën përballë sfidës së zgjedhjeve komunale, ku VLEN do të garojë kundër AKI.

Ai gjithashtu theksoi se këto nuk janë raste të izoluar, por pjesë e një rritjeje të vazhdueshme të koalicionit qeverisës, duke forcuar prezencën dhe kapacitetin e VLEN në nivel lokal para zgjedhjeve.

“Mirë se erdhët Ylli dhe Laureta Mulladauti në familjen VLEN. Bashkë do të punojmë për një Dibër më të zhvilluar dhe për qytetarët tanë,” tha Fisnik Mela.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com