Thursday, May 2, 2024
spot_img

VMRO do të diskutojë për kandidatët për ministra dhe zv/ministra më 11 janar

Qëndrimi im është i qartë, Talat Xhaferi nuk e meriton përkrahjen e VMRO-DPMNE-së dhe do të përmbahemi nga votimi i Qeverisë teknike. Kështu deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Për emrat e ministrave dhe zëvendës ministrave që do të emërohen për Qeverinë teknike, Mickoski tha së më 11 janar e kanë mbledhjen e Komitetit Qendror dhe ekzekutiv të partisë dhe aty do të diskutojnë për këtë çështje.

“Më 11 janar do të kemi Komitetin Ekzekutiv dhe Komitetin Qëndror të partisë dhe do të bisedojmë mbi këtë temë, ditët që pasojnë do të dihen emrat. Qëndrimi im është i qartë dhe do ta shpreh edhe në Komitetin Qëndror dhe Ekzekutiv, Talat Xhaferi nuk e meriton përkrahjen e VMRO-DPMNE-së, dhe do të përmbahemi nga votimi”, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Kurse për anëtarin e KSHZ-së, ai tha se po e analizojnë situatën.

“E analizojmë situatën, nuk dëshirojmë të lejojmë edhe më tej tërbimin e Spasovskit, Kovaçevskit, Zeçeviqit, Mariçiqit, Ahmetit, Bujar Osmanit, Artan Grubit dhe të tjerëve dhe me shumë kujdes do të mendojmë si do të sillemi periudhën që vijon”, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Ai më tej bëri me dije se ende nuk ka marrë ftesë për takim liderësh. Kurse shtoi se ende nuk kanë emër për kandidatin për president. SHENJA

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT