Vuçiç: Kroacia synon rrëzimin tim, Franca dhe Hungaria mbështesin Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi në Beograd se Kroacia dhe Sllovenia kanë qenë mbështetëset kryesore të propozimit për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa Franca dhe Hungaria kanë kundërshtuar këtë iniciativë. Vuçiç kritikoi gjithashtu publikimet e mediave kroate, ku sipas tij, mbi 25 mijë artikuj kundër tij janë botuar gjatë vitit të fundit, vetëm disa prej tyre neutrale dhe asnjë pozitiv.

Ai theksoi se Kroacia ka një “strategji doktrinore për të dobësuar Serbinë” dhe se rrëzimi i tij nga pushteti shihet si prioritet i tyre, ndërsa ai u shpreh se i dëshiron të mirat të gjithëve dhe shpreson për marrëdhënie më të mira mes Serbisë dhe Kroacisë në të ardhmen.

Vuçiç gjithashtu kritikoi mungesën e njohjes së rolit të Francës dhe Italisë në mbështetje të Serbisë në takimin e Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme, duke theksuar se propozimi për heqjen e sanksioneve nuk kaloi për shkak të kundërshtimit nga këto vende. Ai theksoi se pavarësisht dallimeve rreth Kosovës, Franca dhe Italia mbeten aleatë të rëndësishëm të Serbisë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT