Thursday, May 2, 2024
spot_img

Vuçiq: Evropa na kërkon të njohim Kosovën e pavarur, të mos gënjejmë se nuk është kështu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mëngjesin e sotëm se Evropa kërkon që Serbia ta njohë Kosovën si të pavarur.

“De fakto ose de jure”. Po, po. Le të mos pretendojmë se nuk është kështu. Kjo është ajo që kërkon fuqia më e madhe e BE-së. Në thelb, kjo është ajo që ai po kërkon”, tha Vuçiq për TV Pink.

Duke folur nëse qytetarët e Serbisë mund të pajtohen për hyrjen e vendit në BE, Vuçiq tha se është për, por gjysma e qytetarëve janë pro dhe gjysma kundër hyrjes në BE.

Ai po ashtu ka vlerësuar se qytetarët e Serbisë nuk mund të pajtohen as për Kosovën.

“Ne mund të gënjejmë veten se jemi dakord për këtë çështje. Sigurisht që nuk jemi. Natyrisht, një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt, Serbia do të jetë më e shëndetshme, por këtë nuk do ta thonë dhe nuk duhet ta thonë publikisht. Pjesa tjetër do të thotë – mbroje Kosovën dhe Metohinë me çdo kusht, por pa mua dhe fëmijët e mi”, tha ai.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT