Saturday, May 4, 2024
spot_img

Vuçiq ka mbërritur në Nju Jork, ku nesër do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Nju Jork, ku në pesë ditët e ardhshme pritet të angazhohet në aktivitet të dendur diplomatik të fokusuar në dy tema – raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për situatën në Kosovë dhe projekt-rezolutën e propozuar për gjenocid në Srebrenicë.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut nga 19 shtatori 2023 deri më 15 mars 2024 do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nesër në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Vuçiq më herët ka deklaruar se raporti që do të prezantohet atë ditë nuk pasqyron pasqyrën e vërtetë në terren dhe se është i keq në raport me situatën reale.

Një temë tjetër është projekt-rezoluta për Srebrenicën, e cila do të votohet më 2 maj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha RTS. Presidenti i Serbisë në Nju Jork do të takohet me dhjetëra përfaqësues të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, si dhe me përfaqësues të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i takimeve do të jetë sqarimi i qëndrimit të Serbisë në lidhje me rezolutën e propozuar.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT