Windows 10 ju refuzon përditësimet falas? Ja gabimet që duhet të korrigjoni!

Përdoruesit e Windows 10 Home që përdorin një Microsoft account mund të regjistrohen për Extended Security Updates (ESU) falas dhe të marrin përditësime deri më 14 tetor 2026. Megjithatë, për shumë përdorues, opsioni i regjistrimit nuk shfaqet ose shfaq mesazhe të paqarta.

Për të zgjidhur problemet më të zakonshme:

  1. Sigurohuni që të gjitha përditësimet e Windows 10 të jenë instaluar dhe Windows i aktivizuar.

  2. Sigurohuni që jeni të kyçur me një Microsoft account.

  3. Nëse linku për regjistrim nuk shfaqet, përdorni komandën në Edge:
    ms-settings:windowsupdate-esu?OCID=WEB_EOS_CY25_ESU&source=WEB

  4. Kontrolloni që nuk keni shumë pajisje të lidhura me llogarinë tuaj Microsoft.

  5. Sigurohuni që rajoni i sistemit është brenda EEA (Zona Ekonomike Evropiane) dhe pastroni regjistrin e rajonit nëse është i gabuar.

  6. Shkëputni çdo llogari pune ose shkolle, pasi ato mund ta klasifikojnë kompjuterin si të korporatës dhe të bllokojnë regjistrimin privat.

  7. Si zgjidhje e fundit, bëni një in-place upgrade të Windows 10 për të rifreskuar sistemin pa humbur të dhëna.

Pas regjistrimit të suksesshëm, sistemi do të shfaqë mesazhin se PC-ja juaj është regjistruar për ESU dhe do të vazhdojë të marrë përditësime të sigurta.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT