Monday, July 22, 2024
spot_img

Xhaferi: Korridori 8 paraqet një lidhje të rëndësishme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje dhe Evropës

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Gostivar ka inspektuar punimet e ndërtimit të aksit Gostivar-Bukojçan, pjesë e projektit të Korridorit 8.

 

Ndërtimi i kësaj autostrade moderne Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, është një projekt i madh infrastrukturor, me të cilin Qeveria përmbush një përcaktim të madh strategjik, nga i cili do të përfitojnë para së gjithash qytetarët, kompanitë, por edhe gjithë ekonomia. Gjatë vizitës, Kryeministri Xhaferi theksoi se pret që ky projekt të jetë përfunduar deri në fund të vitit 2027.

“Që sot e tutje, qytetarët do të mund ti shohin konkretisht aktivitetet e zbatimit të projektit. Kontraktori nuk është i panjohur, duke pasur parasysh që projekte të tilla kanë realizuar në rajon, kjo është një konfirmim se këtu do të përfundojnë punën në kohë dhe me cilësi të lartë. Si Qeveri, ne do të sigurojmë parakushte që punët të zhvillohen pa pengesa. Mendoj se të gjithë kemi pasur mundësinë të lëvizim në  rrugët që ata kanë ndërtuar deri tani. Në këtë kontekst, nuk kam asnjë dyshim për cilësinë dhe kapacitetin e tyre për të bërë më të mirën. Projekti përfshin aksin Tetovë-Gostivar-Kërçovë, Trebenishtë- Qafë Thanë. Nga ana shqiptare tashmë po punohet aksi nga Elbasani deri në kufi, kështu që projekti i Korridorit 8 është një lidhje midis Adriatikut dhe Detit të Zi, gjë që e bën këtë Korridor të një rëndësie të veçantë”, tha Kryeministri Xhaferi.

 

Kryeministri theksoi se paralelisht me ndërtimin e këtij seksioni, punohet edhe në Korridorin 10D, i cili shtrihet përgjatë relacionit Gradsko-Prilep-Manastir.

Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, sot do të inspektojë edhe punimet ndërtimore në rrugën Zdunjë-Debresh, e cila është me rëndësi të madhe për popullatën vendase. Me rikonstruksionin e kësaj rruge lokale, do të përmirësohet ndjeshëm ndërlidhja e trafikut me qytetin dhe pjesën perëndimore të komunës

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT