Sunday, July 14, 2024
spot_img

Xhaferi: Kushte më të mira dhe sistem shëndetësor modern për pacientët kudo që janë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, sot e vizituan  ISHP Spitali i Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar.

Gjatë vizitës, Kryeministri Xhaferi zhvilloi takim pune me drejtuesit dhe me stafin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit. Në takimin e punës, Kryeministri Xhaferi i theksoi përpjekjet e Qeverisë për përmirësimin e kushteve për mjekimin  e pacientëve, si edhe për ndryshimet sistemore që u bënë, me të cilat u mundësua rritje e shumëfishtë e pagave të personelit mjekësor në vitet e kaluara.

Kryeministri e vizitoi Repartin e Neuropsikiatrisë, i cili është në fazën e rikonstruktimit, si edhe Repartin e Pediatrisë, i cili u ri konstruktua vitin e kaluar.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës, në fillim të vitit u bë furnizimi i pajisjes moderne laparoskopike dhe endoskopike, ndërsa spitali fitoi edhe një aparat të lëvizshëm të rëntgenografisë me C-dorë me detektor digjital.

Blerja e pajisjeve të reja mundësoi që për herë të parë në Spitalin e Gostivarit të kryhen intervenime në fushën e urologjisë, me çka pacientëve ju lehtësua qasja në kujdesin shëndetësor dhe ata nuk do të kenë më nevojë të drejtohen në klinikat në Shkup për intervenimet e tilla.

Me renovimet në Spitalin e Gostivarit, përmirësohen kushtet për sigurimin e qasjes bashkëkohore dhe të lehtë deri te kujdesi shëndetësor i pacientëve, si dhe kushte më të mira të punës për stafin mjekësor.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT