Sunday, July 14, 2024
spot_img

Xhaferi për MIA: Maqedonia e Veriut është fortë e vendosur të vazhdojë drejt rrugës evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në deklaratën për MIA, flet për mesazhet që ka pranuar prej liderëve evropianë në Bruksel gjatë vizitës së parë ndërkombëtare pas marrjes së detyrës, si edhe për prioritetet e Qeverisë në drejtim të vazhdimit të procesit të integrimit evropian.

“Qeveria, shumica dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbeten në rrugën evropiane në drejtim të përcaktimeve për arritjen e atyre parakushteve që do na e hapin rrugën dhe më në fund do të mund të rrumbullakomë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian”, theksoi Kryeministri Xhaferi. Për të, vizita në Bruksel është thelbësore, sepse mund të përcjellë drejtpërdrejt zotimet e Qeverisë që vendi të jetë sa më shpejt pjesë e familjes evropiane.

“Vizita është planifikuar të jetë fillimisht në BE, për të treguar dhe përcjellë praktikisht vendosmërinë dhe përkushtimin për të përmbushur të gjitha ato parakushte që të mund të vazhdojmë drejt rrugës evropiane”, tha Kryetari i Qeverisë, Xhaferi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT