Saturday, April 20, 2024
spot_img

Xhaferi për MIA: Të gjithë të kontribuojnë për proces të drejtë dhe demokratik, shteti ka kapacitetin të përballet me ndikimet e mundshme të jashtme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në deklaratën për MIA, flet për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta dhe pritjet nga të njëjtat.

Kryeministri Xhaferi pret që Qeveria, qytetarët dhe partitë politike që do të vendosin të marrin pjesë në proces, të kontribuojnë për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

“Qeveria dhe qytetarët dhe partitë politike që vendosin të marrin pjesë në proces, të bëjnë përpjekje shtesë për të mundësuar që procesi të ecë pa ndërprerë në kuadrin e asaj që janë vlera demokratike, si proces, dhe natyrisht me këtë t’ ia lehtësojmë KSHZ-së e cila sipas ligjit, është e vetmja përgjegjëse për zbatimin e procesit zgjedhor, sipas Kodit Zgjedhor. Të gjithë jemi të obliguar të kontribuojmë me sjelljen tonë, mbi të gjitha ndaj obligimeve që do i kemi edhe si institucione edhe si qytetarë, të marrim pjesë në atë proces, të sigurojmë zgjedhje të qeta, zgjedhje korrekte nga të cilat do të duhet të dalim me legjitimitet të plotë dhe ligjshmëri institucionet e reja në Kuvend dhe Qeveria e ardhshme që do të zgjidhet, deklaroi Kryeministri Xhaferi.

Sa i përket spekulimeve për ndikimin e huaj në procesin zgjedhor, Kryeministri Xhaferi konsideron se shteti si anëtar i plotfuqishëm i NATO-s është i gatshëm të përballet me sfidat gjatë zgjedhjeve.

“Sidoqoftë, sigurisht që është një vlerësim si në vend ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë, dhe nga përvoja përmes proceseve zgjedhore në shtetet tjera që zhvillohen në periudhën e kaluar, nuk përjashtohet mundësia e një ndikimi të tillë të mundshëm, a duke pasur parasysh se tashmë ka indikacione përmes lajmeve të rrejshme, keqpërdorimit të hapësirës mediatike për të shkuar në atë drejtim, të gjithë jemi të obliguar ti ndërmarrim masat përkatëse për t’iu përgjigjur në kohë atyre sfidave. Natyrisht, duke qenë se jemi anëtare me të drejta të plota në NATO, kemi mundësi të shfrytëzojmë dhe të kemi në dispozicion infrastrukturën e institucioneve të NATO-s, në mënyrë që të përballemi dhe t’u përgjigjemi këtyre sfidave. Gatishmëria nga ai aspekt është shprehur dhe për këtë arsye ka nevojë për koordinim të të gjitha aktiviteteve të mëtutjeshme në përgatitjen për realizimin e zgjedhjeve për t’i shfrytëzuar në mënyrë të duhur dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate këtyre pyetjeve, në mënyrë që të mund të sigurojmë atë që është synimi parësor, të sigurojmë rrjedhën e qetë të zgjedhjeve”, ka theksuar Xhaferi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT