Saturday, April 20, 2024
spot_img

Xhaferi: U gjet zgjidhje për nxënësit e Medresesë Isa Beu në Shkup

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka zhvilluar takim me Reisul-Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetain.

Në takim, fokusi kryesor ishte në vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar në mbledhjen e 26 marsit të vitit 2024, me të cilin jepet pëlqim për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Madreseja Isa Beu” – në fshatin Kondovë, Shkup, e akredituar dhe me status të shkollës së mesme të rregullt. Ky vendim paraqet zgjidhje për problemin e kamotshëm me të cilin ballafaqoheshin nxënësit e Medresesë Isa Beg në Shkup, të cilët pas përfundimit të arsimit të mesëm në shkollën e mesme islame, nuk mundeshin të regjistrohen në studimet universitare në fakultetet në vend, që për ta paraqiste një handikap dhe diskriminim të madh. Njëherazi, kjo është një çështje për të cilën Kryeministri Xhaferi ka shprehur interes gjatë mandatit të tij si Kryetar i dhomës ligjvënëse, kur mori përsipër formimin e grupit punues që do të hartojë një zgjidhje ligjore që do të rregullojë statusin e shkollave fetare, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për arritjen e tolerancës më të lartë ndër-fetare dhe parandalimin e çdo devijimi nga mësimi burimor.

Ef. Fetai shprehu falënderim për takimin dhe mirënjohje për këmbënguljen dhe përkushtimin e Kryeministrit Xhaferi në gjetjen e modusit me të cilin do të realizohet ky qëllim dhe më në fund nxënësit që e ndjekin mësimin në Medresenë Isa Beu, do të mund të inkuadrohen në mënyrë të barabartë në sistemin e arsimit të lartë në Republikën Maqedonia së Veriut. Mësimi në Shkollën e Mesme Private “Medreseja Isa Beu” do të zhvillohet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke. Do të organizohet dhe realizohet mësim për arsimin e mesëm të gjimnazit në përputhje me planet arsimore dhe programet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe në përputhje me Ligjin për arsim të mesëm.

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT