Xhaka dhe Shaqiri në garë për çmimet më prestigjioze të futbollit zviceran

Ceremonia gala e futbollit zviceran do të mbahet më 12 janar 2026 në Bernë, ku do të shpallen më të mirët e vitit 2025. Në mesin e të nominuarve kryesorë janë edhe dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët vazhdojnë të mbeten figura qendrore në futbollin helvetik.

Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe lojtar i Sunderlandit, është përfshirë në kategorinë më prestigjioze – Futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2025. Për këtë çmim, ai garon me dy emra të njohur të skuadrës kombëtare: Manuel Akanjin dhe Dan Ndoye.

Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri është i nominuar në kategorinë përkatëse për kontributin e tij gjatë vitit, duke konfirmuar se mbetet një nga figurat më të rëndësishme të futbollit zviceran në dekadën e fundit.

Publikimi i nominimeve është bërë të premten dhe pritet që dy yjet me origjinë shqiptare të jenë ndër favoritët kryesorë në ceremoninë e janarit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT