Xhelal Ramushi ka zyrtarizuar kandidaturën e tij si bartës i listës së Koalicionit VLEN për Këshillin e Komunës së Studeniçanit, përkrah kandidatit për kryetar komune, Sedat Bislimi.
Në njoftimin e tij, Ramushi theksoi se këtë vendim e ka marrë si obligim moral ndaj qytetarëve të Studeniçanit, me synimin për të sjellë transparencë, ndryshime pozitive dhe zhvillim të barabartë në çdo fshat e lagje të Karshiakës.
Ai shprehu falënderime për drejtuesit e Koalicionit VLEN për besimin e dhënë, duke shtuar se “koha e ndryshimit ka ardhur” dhe se banorët e komunës meritojnë një të ardhme më të mirë, pa dallime politike, etnike apo fetare.
Ramushi përmbylli mesazhin e tij me thirrjen: “Bashkë me ju, ndryshimi do të bëhet realitet!” ✅