Sunday, April 28, 2024
spot_img

Xhemaili: pas humbjes për krye të BFI-së, Qani Nesimi filloi të bashkëpunoj më njerëz ku për ne ishte e pa pranushme

Në emisionin On Time në TV Koha me kërkesën e tij personal ishte i ftuar myftiu aktual i Tetovës i emëruar nga BFI, Dr. Selver Xhemaili i cili për herë të parë publikisht doli në opinion për t’i sqaruar dhe për të treguar rreth ngjarjeve të fundit se cka ka ndodhur dhe ndodh në Myftininë e Tetovës.

Gjatë emisionit, Xhemaili shpalosi shumë gjëra rreth ngjarjeve të fundit në Myftininë e Tetovës, me fakte dhe informacione rreth situatës së fundit me myftiun e shkarkuar prof. Qani Nesimi.

QANI NESIMI I HUMBI ZGJEDHJET PËR REIS ME REZULLTAT 18 ME 3.

Në pyetjen se pse ka ndodhur shkarkimi tani më ish myftiut Qani Nesimi, Xhemaili u përgjigj se në zgjedhjet e fundit për Reis Ulema për krye të BFI-së, ka qenë kandidat Qani Nesimi i cili kishte mbledhur  gjithsej 3 vota kundër kandidatit Shqir Fetahu i cili kishte mbledhur 18 vota nga gjithsej 21 antarë që numron Riaseti i BFI-së, sipas Xhemailit kjo humbje nga ana Nesimit nuk u menaxhua mirë dhe filloi të bojkotoj ndaj Riasetit duke mos i kryer detyrat ashtu sic kerkoheshte nga ai.

“Ne e kishim kandidat për Reis Ulema Qani Nesimin, por rrezulltati ishte 18 me 3 nga gjithsej 21 antarët që numron Riaseti, 18 vota ishin për Reisin aktual dhe 3 vota për Myftiun e shkarkuar, ku un bashkë me myftiun e Shtipit vëtëm ne dy ja dham votën Nesimit dhe e vetje 3 vota, ndërsa 18 tjerë votuan për Reisin aktual, kjo humje nuk u menaxhua si duhe dhe pas disa muajve filloi bojkoti i ish muftiut ndaj Riasetit aktual duke mos u përgjigjur thirjeve ndaj BFI-së.

U kërkua nga Riasieti që të këtë shpjegime rreth procedurave të disa vakëfeve sic janë Arabati Baba Teqe dhe vakëfi  ku është  NPK-së për ujësjellje ku përgjigje nuk kishte”  theksoi Xhemaili.

PAS HUMBJES AI FILLOI TË BASHKËPUNOJ MË NJERËZ QË ISHTE E PA PRANUAR PËR NE!

“Për ne ishte e pa pranueshme metodologjia e veprimit të Qani Nesimit për destabilizimit të BFI-së reth iniciativës apo lëvizjes që ai ndërmor për shkarkimin e Reisit aktual, shkak se ai filloi të bashëkpunonte më njërëz që ishte e pa pranuar për ne, e gjith kjo ishte rezulltati i mllefit të humbjes në zgjedhjet në krye të BFI-së.

ËSHTË E LEHTË KJO PUNË. DO TI RRAHIM OSE DO TI BLEJMË?!

Në atë kohë kur ne e pyetëm se si do të realizohet ky iniciativë për shkarkimin e Reisit, ku tani më zgjedhjet kishin mbaruar, ai na thoshte se, është e lehtë kjo punë, do t’i rrahim, do t’i blejmë dhe do të realizohet, vet i katërti kam qenë kur e ka thanë kështu, kjo ishte pika e fundit që ne nuk mundeshim  të vazhdojmë bashkëpunimin” shtoi Xhemaili.

MYFTIU I SHKARKUAR NUK ËSHTË I PUNËSUAR NË BFI?

“Si gjithë opinioni që e din myftiu i shkarkuar nuk është i punësuar në BFI, por ai është në marrëdhënjë pune në Universitetin e Tetovës në fakultetin Filozofik, me orarë të rregullt që nga 2015 e deri në vitin e kaluar paralelisht i ka mbajtur dy punë me orarë të plotë, gjë që nuk është morale po aq edhe juridike që një person me dy punë të rregullta po rezistion mos t’a lëshoj zyrën një personit tjetër, si puna ime, ku kam vëtëm një punë dhe tani më këtë pengesë ngelish pa asnjërën. Kjo është puna e ispektoriatit të cilën duhet të ndërmar masa, se si një person me dy punë të rregullta deh me orarë të plotë ka mundësi t’i  vazhdoj” theksoi Selver Xhemaili.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT