Sunday, April 28, 2024
spot_img

Xibër / Si “vullkan” balta vijon të mbulojë rrugën e Arbrit

Reshjet e vazhdueshme të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në rrugët nacionale të vendit tonë. Në rrugën e Arbrit është vështirësuar sërish qarkullimi i automjeteve për shkak se në fshatin Shkallë të Xibrit balta vijon të rrëshqasë në asfalt.

Rënia e baltës është në mënyrë të vazhdueshme, ndonëse pastrohet nga makineritë e firmës që po ndërton këtë rrugë. Për shkak të ujërave nëntokësor balta e cila zbret nga shpati i malit duket si një “llavë vullkani”.

Prania e baltës në këtë segment është kthyer në pengesë për qarkullimin normal të automjeteve në drejtim të Tiranës dhe të Qarkut Dibër.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se nuk është ky problemi i vetëm në këtë rrugë pasi edhe byppasi i Murrizit është i dëmtuar, me prani të gropave dhe dëmtim të asfaltit anash karrexhatës. Ata kërkojnë që ndërhyrjet të bëhen edhe atje pasi rrezikojnë teksa kalojnë në të.

   Ndërkohë, përfaqësues të firmës që po ndërton rrugën e Arbrit thanë se pas pastrimit të baltës së rë në mbi karrexhatë, do të ndërtohet një mur pritës, në mënyrë që probleme të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT