Saturday, July 27, 2024
spot_img

Zaev: Mickoski dhe Siljanovska të respektojnë Kushtetutën, Marrëveshjen e Prespës dhe ligjet

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, deputetët, kryeministri i Qeverisë, ministrat dhe të gjithë funksionarët janë të obliguar dhe duhet të jenë shembull i respektimit të Kushtetutës, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjeve të vendit që ata udhëheqin, tha ish-kryeministri. dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

– Mosrespektimi sjell përgjegjësi por edhe pasoja të rënda për shtetin, të cilat do të ndjehen menjëherë nga qytetarët. Përgjegjësia nuk është vetëm politike, por edhe ligjore. Dhe pasojat janë armiqësi dekadash me vendet fqinje, me Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara dhe me OKB-në. E gjithë kjo do të ketë pasoja të gjera për jetën e përditshme dhe standardin e përgjithshëm të maqedonasve dhe bashkësive të tjera etnike në Maqedoninë e Veriut. U bëj thirrje që të largohen nga manteli partiak dhe të kuptojnë sa më shpejt që tani mbajnë përgjegjësi për shtetin dhe qytetarët.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT