Zeqirija Ibrahimi në Nerovë: “Një zë për Krushevën!”

fshatin Nerovë, në Komunën e Krushevës, përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, zhvilloi një bisedë të hapur me banorët, ku diskutuan mbi zgjedhjet lokale të 19 tetorit, kandidatin për kryetar, Xhemil Fejzullahu, dhe listën e Koalicionit VLEN të udhëhequr nga Betim Bajramovski.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e barazisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë banorët e komunës, pa dallime mes vendbanimeve. Banorët e Nerovës dhe fshatrave të tjera do të përfitojnë mbështetje të drejtë dhe të merituar nga pushteti lokal dhe qendror.

“Programi i Koalicionit VLEN parasheh zhvillim, integrim dhe avancim për të gjithë banorët e Krushevës. Nuk do të ketë më dallime midis vendbanimeve të ndryshme. Një zë për Krushevën!” – u shpreh Ibrahimi.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për ndërtimin e një të ardhmeje të barabartë dhe të zhvilluar për të gjithë dhe i ftoi ata që më 19 tetor të mbështesin kandidatin dhe listën e VLEN-it.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT