Zeqirija Ibrahimi nga Kërçova: VLEN po ndërton vizionin e ri të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë tubimit partiak në Kërçovë, ka theksuar se kjo komunë përfaqëson modelin e bashkëpunimit dhe të vizionit të ri politik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, Koalicioni VLEN në Kërçovë është dëshmi se ndryshimi është i mundur kur në qendër vendoset interesi qytetar dhe jo përfitimi personal.

“Shembulli i Kërçovës dhe i koalicionit tonë është shembull i një vizioni për të ardhmen e shqiptarëve. Kandidati ynë për kryetar komune, Fatmir Limani, po kthehet nga pushteti qendror për t’u vënë në shërbim të qytetarëve, duke lënë mënjanë privilegjet e funksionit. Ndërkohë, bartëse e listës së këshilltarëve është një grua – zonja Teuta Ahmedi Purellku, një zë i vendosur për Kërçovën. Rretho numrin 7!”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se Kërçova mund të bëhet shembull i ndryshimit dhe i përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në pushtetin lokal.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT