Në hapjen e Shtabit të Alternativës në Studeniçan, lideri i partisë, Zeqirija Ibrahimi, theksoi se opozita shqiptare nuk e meriton besimin e banorëve të komunës, pasi kanë pasur mundësinë të udhëheqin për mbi 20 vjet, por nuk kanë arritur të realizojnë projekte të rëndësishme.
“Në vitin 2025 thonë se do të shtrojnë rrugë, do të sjellin ujin e pijshëm, gjë që tregon se nuk e kanë bërë këtë më parë. Prandaj, ata nuk e meritojnë besimin e qytetarëve,” tha Ibrahimi.
Ai iu bëri thirrje të pranishmëve të mendojnë seriozisht dhe të vlerësojnë zgjidhjen e re që Alternativa ofron për Studeniçanin.
“Me Sedatin kemi një zgjidhje që e çliron komunën nga ky ngërç. Le të shënojmë këtë hapje të Shtabit dhe të mblidhemi për të festuar fitoren e Sedatit,” nënvizoi kreu i Alternativës.