Zeqirija Ibrahimi reagon ndaj Ali Ahmetit: O Ali, shqiptarët e RMV-së nuk janë serbë të Gazimestanit!

Zeqirija Ibrahimi, përfaqësues i koalicionit VLEN, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditëve të fundit ka përdorur metafora që lidhen me “Gazimestanin” për të përshkruar kundërshtarët politikë.

Ibrahimi theksoi se një gjuhë e tillë është denigruese për mbi 100 mijë shqiptarë të cilët votuan për koalicionin VLEN në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale.

“O Ali, shqiptarët e RMV-së nuk janë ‘serbë të Gazimestanit’. Ata janë një popull krenar që të dielën tregoi pjekuri demokratike dhe ne e respektojmë plotësisht vullnetin e tyre,” shkroi ai në reagimin e tij publik.

Ai rikujtoi edhe disa deklarata të mëparshme të Ahmetit, që sipas tij, ofendojnë qytetarët shqiptarë dhe dëmtojnë klimën politike.

Ibrahimi i bëri thirrje kreut të BDI-së të reflektojë dhe të marrë përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor:

“Ne për të mirën e tij i themi se e ka kohën të tërhiqet, por ai nuk po e kupton këtë mesazh. Nëse vërtet mendon se është fitues, pse nuk festoi rezultatet? Pse nuk doli para mediave deri më sot?”

Reagimi i tij mbyllet me një mesazh politik të qartë: ndryshimi ka filluar dhe, siç u shpreh ai, “historia nuk kthehet më mbrapa”.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com