Wednesday, May 29, 2024
spot_img

Zgjedhjet, karvani i KSHZ-së vizitë në 5 komuna të vendit

Karvani i Komisionit Shtetëror Zgjedhor këtë javë vizitoi komunat e Shtipit, Konçes, Strumicës, Kumanovës dhe Staro Nagoriçanit. Në kuadër të fushatës edukative dhe informative të sivjetme “Është radha jote”, KSHZ-ja shpërndau material edukativ në komunat që i vizitoi, me qëllim prezantimin e të drejtave të votimit të votuesve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale dhe edukimin e tyre për të dy ciklet zgjedhore.

omisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e përgatiti këtë fushatë edukative dhe informative – “Është radha jote” me qëllim që të nxit pjesëmarrje më të madhe në këto zgjedhje dhe t’u bëjë thirrje të gjithë votuesve që të drejtat e tyre personale të votës të garantohen në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Për këtë arsye karvani “Është radha jote” vazhdon të udhëtojë dhe të hënën do të vizitojë Shkupin dhe Studeniçanin.

Shumë nga qytetarët pranuan me interes materialet edukative dhe informative, të cilat u shpërndanë nga përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe nga vizitat e deritanishme, pyetjet më të shpeshta kanë të bëjnë me vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit dhe mundësinë e votimit me dokumente personale të cilave u ka skaduar afati i vlefshmërisë.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sqaron se të gjithë ata që votojnë në Zgjedhjet Presidenciale të mërkurën duhet të kenë një dokument identiteti – letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme, përkatësisht letërnjoftim ose pasaportë të skaduar nga data 24 korrik 2023 deri më 24 prill 2024. Viti 2024.

Votuesit mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore në lidhjen në vijim: https://www.izbirackispisok.gov.mk/.

  

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT