Zgjedhjet Lokale 2025, vetëm katër gra kryetare komunash

Në Zgjedhjet Lokale 2025, katër gra arritën të fitonin besimin e qytetarëve dhe të zgjidhen kryetare komunash – njëra në raundin e parë dhe tri në raundin e dytë, përcjell TV21. Në raundin e parë, e vetmja kryetare e zgjedhur ishte Beti Stamenkovska Trajkovska nga VMRO-DPMNE, e cila do të drejtojë Komunën e Kisella Vodës.

Në raundin e dytë, mandatin e dytë siguroi Sonja Stamenkova në Komunën e Makedonska Kamenicës, e mbështetur nga Koalicioni “Zgjedhjet Lokale 2025 – LSDM”.

Gjithashtu, në raundin e dytë u zgjodhën edhe kandidatët gra të Koalicionit “Maqedonia Jote – VMRO-DPMNE”: Marija Naceva në Komunën e Negotinës dhe Natalia Dimitrieva në Komunën e Demir Kapisë.

Në këto zgjedhje garuan gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash, prej të cilëve vetëm 32 ishin gra (10.35%).

Në 16 komuna dhe në Qytetin e Shkupit kishte vetëm një grua kandidate.

Në shumë komuna, gratë nuk ishin fare të pranishme në listat e votimit.

Në Maqedoninë e Veriut duke përfshirë Qytetin e Shkupit, gjithsej janë 81 njësi lokale, dmth 80 komuna + Qyteti i Shkupit si njësi më vete me statut të veçantë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com