Në kuadër të inspektimeve të punimeve infrastrukturore, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, vizitoi sot fshatin Merovë, ku po punohet në rrugën historike që lidh rrugën regjionale me fshatin Merovë dhe Sallarevë.
Ky investim synon të fuqizojë lidhjet mes fshatrave dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit malor. Makineritë e punës janë duke punuar pa ndalur, ndërsa zhvillimi dhe urbanizimi i fshatrave të komunës vazhdon për përmirësimin e jetesës së banorëve dhe zhvillimin e komunitetit.