Thursday, May 2, 2024
spot_img

Zijadin Sela: Për pak ditë Fronti Europian do të dëshmojë fuqinë dhe potencën e tij

Bartësi i listës në njësin e dytë zgjedhore Sadulla Duraku tha se Fronti Europian do të fitoj bindshëm me 24 prill dhe 08 maj.

 

Është tentuar që një pjesë të njerëzve ta shkëputin nga ky rrugëtim i ynë, që ta dobësojnë rrugëtimin e Ali Ahmetit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Por, përkundrazi është forcuar ky rrugëtim. Atyre që kanë tentuar ta dobësojnë rrugëtimin e Frontit Europian, ju them se e  kanë shumë gabim, theksoi Duraku.

 

Zijadin Sela potencoi se për pak ditë Fronti Europian do të dëshmojë fuqinë dhe potencën e tij.

 

Sot jemi duke numëruar ditët tanimë e jo javët nga fushata presidenciale dhe shumë shpejt do të vijë dita kur në të cilën Fronti Europian do të tregojë fuqinë dhe potencën e vet me votë ditën e zgjedhjeve duke përkrahur kandidaturën e Frontit Europian dhe kjo është kandidatura e Bujar Osmanit duke rrethuar numrin 4. Ne po jetojmë në situata të ndjeshme që e kaplojnë rajonin, nuk ka ditë në të cilën nuk ndëgjohet ndonjë konflikt i ri, në aspektin gjeopolitik ju e shihni se ka një njollë të zezë Ballkani Perëndimor, dhe kjo njollë e zezë natyrishtë që është Serbia që nëpërmjet Putinit mundohet që të futet në një destabilitet dhe shfrytëzohen zgjedhjet këtu në Maqedoninë e Veriut, dhe aktorë politik që qartazi janë përcaktuar pro rugës së Rusisë dhe Putinit, të cilët mundohet të krijojnë supermadhësi, numër absolutë deputetësh, në mënyrë që të ndalin dhe të suprimojnë dhe të krijojnë destabilitet këtu në Maqedoninë e Veriut. Por kuptohet se Fronti Europian është ai i cili do ta ndalojë, është barriera kryesore e cila në shumë segmentë do ti thotë stop këtyre rymave të cilat duan të sjellin regresin dhe mungesën e lirisë. Fronti Europian garanton që njëherë e përgjithmon që  Maqedonia e Veriut të vazhdojë dhe të bëhet pjesë e e gjeopolitikës perëndimore, shtoi Sela.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT