Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut takon Sabri Demirin, këshilltarin e Presidentit të Turqisë

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut takon Sabri Demirin, këshilltarin e Presidentit të Turqis

 

Zv/Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut është takuar me Sabri Demirin, një këshilltar i besuar pranë Presidentit të Turqisë. Takimi, i zhvilluar në Stamboll, u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, arsimit dhe diplomacisë.

 

Sabri Demiri, një shqiptar nga Çairi i Shkupit, me vite ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Turqi, duke u bërë një figurë me rëndësi strategjike në marrëdhëniet dypalëshe. Takimi u cilësua si një moment krenarie kombëtare, duke dëshmuar potencialin e shqiptarëve kudo që ndodhen për të arritur suksese në arenën ndërkombëtare.

 

Përmes këtij takimi u riafirmua vullneti për thellimin e lidhjeve mes dy vendeve, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim.

 

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights