Zv. Kryeministri i Parë Mexhiti, në panel diskutim me studentët: “Investimi tek të rinjtë është investim për të ardhmen”

Në një panel diskutues të organizuar nga Universiteti “Nënë Tereza”, zv. kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, diskutoi mbi sfidat dhe perspektivat e rinisë dhe arsimit cilësor në vend.

Në fjalimin e tij, z. Mexhiti theksoi se rinia dhe arsimi janë shtyllat kryesore për një shoqëri të zhvilluar, duke nënvizuar përkushtimin e qeverisë për të investuar në të ardhmen e të rinjve përmes projekteve konkrete dhe mbështetjes së qëndrueshme.

Nëse duam një të ardhme të sigurt dhe prosperuese, duhet të investojmë sot tek të rinjtë dhe studentët tanë – jo vetëm me fjalë, por me projekte konkrete,” tha z. Mexhiti.

Ai ndau disa nga vendimet kyçe të qeverisë për fuqizimin e arsimit dhe mbështetjen e rinisë:

  • Investim në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” – Me një fond prej 35 milionë eurosh, qeveria ka siguruar ndërtimin e një kampusi modern, që synon të përmirësojë infrastrukturën dhe të krijojë një mjedis frymëzues për studentët dhe stafin akademik.
  • Mbështetje për studentët – Nga viti 2025, do të ofrohen vauçerë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve teknologjike si kompjuterë, telefona apo tableta, duke lehtësuar qasjen në mjetet e nevojshme për arsimimin cilësor.
  • Fondi prej 10 milionë eurosh për të rinjtë – Ky fond është i dedikuar për zhvillimin e bizneseve të reja, me financim deri në 30,000 euro për çdo projekt të suksesshëm, duke mbështetur idetë dhe iniciativat e të rinjve deri në moshën 29 vjeç.

Z. Mexhiti i ftoi studentët të jenë aktivë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive me institucionet për të adresuar sfidat e tyre.

Studentët nuk janë vetëm pjesëmarrës në auditorë, por edhe partnerë të rëndësishëm në ndërtimin e së ardhmes së vendit. Bashkë, mund të krijojmë një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë,” përfundoi z. Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights