Zv/kryeministri Izet Mexhiti, nga Tearca, në hapjen e shtabit të VLEN-it, theksoi se Qeveria ka mbështetur 80 komuna në Maqedoni me 1 miliard denarë, duke përdorur një kriter të drejtë: “Sa banorë ka një komunë, aq mjete merr. Ne i mbështesim të gjitha komunat pa marrë parasysh partinë e tyre.”
Mexhiti shtoi se edhe gjatë periudhave kur kryetar ishte i palës tjetër, Tearca ka marrë mbështetje. “Tearcën do ta mbështesim edhe më fuqishëm kur në krye të komunës do të vijë Dauti”, deklaroi ai.
Ai nënvizoi se me Dautin dhe VLEN-in do të përmbyllen çështjet e kanalizimit, ujësjellësit dhe infrastrukturës, duke shtuar: “Tearca e meriton këtë, dhe VLEN-i ka caktuar kandidatin më të përgatitur për t’i prirë komunës.”
Zv/kryeministri Mexhiti përfundoi duke theksuar se fryma e fitores është e ndjerë dhe do të vuloset më 19 tetor, duke sjellë ndryshimin e plotë edhe në nivel lokal.