Saturday, June 15, 2024
spot_img

ZYRTARE | ALEKSANDER TRUMÇI ËSHTË LOJTAR I RI I SHKËNDIJËS

Kuqezinjtë përforcojnë repartin defanziv me angazhimin e mbrojtësit të djathtë, Aleksander Trumçi.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e futbollistit shqiptar, Aleksander Trumçi. Mbrojtësi i djathtë 23 vjeçar vjen nga Bylisi i Shqipërisë, derisa pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore ka firmosur kontratë për huazim 6 mujor, me të drejtë blerje në janar kur pritet të firmoset për 2.5 vite.

“Ndjehem shumë i lumtur për këtë transferim te Shkëndija. Personalisht mezi kam pritur të bëhet ky transferim. Zgjodha Shkëndijën për shkak se është klub shumë i madh dhe me shumë histori“, tha Trumçi, pasi firmosi zyrtarisht kontratën me Shkëndijën.

Me përvojë të konsiderueshme në mbrojtje dhe një profil interesant edhe në detyrat ofenzive, Trumçi  pritet të shtojë cilësinë në përbërjen e skuadrës.

KF Shkëndija i uron mirëseardhje Aleksander Trumçit, duke i dëshiruar shumë suksese në fanellën kuqezi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT