Friday, May 3, 2024
spot_img

ZYRTARE, Mensalao emri më i ri i F.C Voska Sport

F Sport njofton se ka arritur marrëveshje me brazilianin Andre Mensalao, i cili te skuadra jonë vjen nga skuadra armene e West Armenia.
#Mensalao është një emër i njohur edhe për futbollin tonë vendor, pasi i njëjti në vitin 2022 mbronte ngjyrat e #Shkëndijës.
Ndryshe, bëhet fjalë për një mesfushor qendre, por që luan edhe në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe mesfushorit të majtë.
Karrierën e kishte nisur në vendlindjen e tij në Brazil, ndërsa aventura e tij e parë europiane ishte Armenia, aty ku edhe ka kaluar më shumë kohë, duke veshur fanellën e skuadrave të Lori Vanadzor, FC Sevan, Pyunik Yerevan dhe së fundmi West Armenia, për të cilën skuadër pjesën e parë të sezonit aktual kishte zhvilluar 17 ndeshje, duke realizuar 4 gola dhe 4 asistime.
Ai gjithashtu kishte provuar veten edhe në elitën e futbollit qipriot, duke veshur fanellën e Etnikos për gjatë vitit të kaluar.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT