𝐅RYMË E RE TE KF ARSIMI: LORIK KABA JAKUPI VISHET “VERDHEZI”

KF Arsimi ka bërë një goditje të rëndësishme në këtë merkato, duke siguruar shërbimet e sulmuesit anësor, Lorik Kaba Jakupi.

 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, i cili i ka uruar mirëseardhjen talentit që vjen me një përvojë të pasur në futbollin elitar. Jakupi, një emër i njohur për tifozët e futbollit, e ka ndërtuar karrierën e tij te Shkëndija e Tetovës, ku ka qenë pjesë e rregullt e formacionit me mbi 60 paraqitje në Ligën e Parë të Maqedonisë (LPFM), si dhe ka kontribuar në garat evropiane.

Përveç eksperiencës në nivelet më të larta të kampionatit vendas, Lorik Kaba Jakupi është një profil i konfirmuar edhe në nivel ndërkombëtar, pasi ka përfaqësuar vendin në të gjitha grupmoshat e reprezentacionit të Maqedonisë.

“I urojmĂ« shumĂ« suksese dhe sa mĂ« shumĂ« gola me fanellĂ«n tonĂ«. MirĂ« se vjen nĂ« familjen verdhezi!” – thuhet nĂ« njoftimin zyrtar tĂ« KF Arsimit.

Ky transferim shihet si një përforcim serioz për synimet e klubit në sezonin e ri, duke shtuar dinamizëm dhe kreativitet në vijën e sulmit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT