Shqipëria mikpret Forumin Ekonomik për Korridorin 8: Hap i madh drejt integrimit dhe sigurisë rajonale

Më 18 shkurt, Shqipëria do të jetë nikoqire e Forumit Ekonomik kushtuar Korridorit 8, një projekt që po cilësohet si jetik për stabilitetin dhe zhvillimin e Evropës Juglindore. Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ky korridor panevropian, i cili lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, është një nga pikat më strategjike të rrjetit TEN-T që bashkon Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke u shtrirë tutje drejt Italisë dhe Rumanisë. Forumi synon të forcojë lidhjet rajonale dhe të rrisë sigurinë kolektive, duke e shndërruar këtë aks në një shtyllë kryesore të stabilitetit lindje-perëndim në kontinentin evropian.

 

Në takimin që do të mbahet në Tiranë pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të qeverive, institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare financiare, së bashku me liderë të sektorit të biznesit. Qëllimi kryesor i këtij tubimi është përshpejtimi i investimeve dhe konkretizimi i përfitimeve ekonomike për qytetarët dhe bizneset e rajonit. Përparimi i Korridorit 8 nuk shihet vetëm si zhvillim i thjeshtë infrastrukture, por si një motor për rritje ekonomike të qëndrueshme, hapje të perspektivave të reja tregtare dhe përshpejtim të procesit të integrimit evropian për të gjitha vendet e përfshira.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT