Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i shoqëruar nga ekipi i tij drejtues, ka zhvilluar sot një brifing me gazetarët për të pasqyruar funksionimin e institucionit dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Në këtë takim ishin të pranishëm zëvendëskryetari i komunës, udhëheqësit e sektorëve, drejtorët e ndërmarrjeve publike, si dhe përfaqësues nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB). Qëllimi i takimit ishte transparenca dhe informimi i drejtpërdrejtë mbi projektet aktuale dhe sfidat e qytetit.
Gjatë bashkëbisedimit, Kasami dhe bashkëpunëtorët e tij u janë përgjigjur interesit të mediave për çështje që ndërlidhen me sigurinë, menaxhimin e ndërmarrjeve komunale dhe planet për përmirësimin e jetës së qytetarëve.


